CILAT JANË NDRYSHIMET DHE SHTESAT NË LIGJIN “PËR REGJISTRIN E PRONARËVE PËRFITUES”?
Afatet: Subjektet raportuese ekzistuese duhet të regjistrojnë të dhënat e kërkuara për pronarët e tyre përfitues jo më vonë se data 31.06.2021.
Përjashtimet: Nuk kanë detyrimin për raportim bashkësitë fetare.
Të dhënat e detyrueshme: Adresa e vendbanimit është një e dhënë e detyrueshme për:
a) Shtetasit shqiptarë;
b) Shtetasit huaj;
c) Refugjatët/ personat pa shtetësi.
Kujdes:
a) Mosregjistrimi fillestar i të dhënave për pronarin përfitues të tij brenda afatit të përcaktuar dënohet me gjobë në vlerën 500 000 lekë.
b) Mosregjistrimi i çdo ndryshimi në të dhënat e regjistruara dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër, dënohet me gjobë në vlerën 250 000 lekë.
c) Mospërmbushja e detyrimit të subjekteve raportuese ekzistuese për regjistrimin e të dhënave të kërkuara, dënohet me gjobë në vlerën 250 000 lekë.
Për këto shkelje dënohet me gjobë prej 150 000 lekësh edhe përfaqësuesi ligjor i subjektit të regjistruar, person juridik.